Ndërlidhjet

Sulme ajrore në Libinë lindore



Forcat besnike të liderit të Libisë, Moamer Gadafi kanë ndërmarrë sulme të reja ajrore ndaj pozicioneve të kryengritësve në Libinë lindore.

Dëshmitarët thanë se sulmet kishin në shënjestër aeroportin e terminalit të naftës në qytetin Brega, dhe pozitat e kryengritësve në qytetin e afërt Axhdabia.

Vërsuljet u bënë një ditë pasi forcat kryengritëse e zbrapsën sulmin e besnikëve të Gadafit në Brega.

Ndërkohë, Holanda konfirmoi se tre ushtarët të saj mbahen nga autoritetet pasi u kapën nga forcat besnike të Gadafit teksa përpiqeshin të shpëtojnë punonjësit evropianë me helikopter.
XS
SM
MD
LG