Ndërlidhjet

Klinton: Po humbasim luftën e informacionit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore në përgjithësi janë në një luftë informacioni, të cilën po e humbin.

“Ne jemi në një luftë informacioni dhe ne po e humbim atë luftë. Do të jem mjaft e hapur në vlerësimin tim. Al Xhazira po fiton. Kina ka hapur një rrjet televiziv në gjuhën angleze. Rusia ka hapur një rrjet në gjuhën angleze. E kam parë në disa vende dhe është mjaft edukativ. Ne po shkurtohemi. BBC po shkurtohet”, ka thënë Klinton.

Ajo ka thesuar rolin e rëndësishëm që kanë luajtur mediat ndërkombëtare në rrëzimin e Murit të Berkinit.

“... por, me përfundimin e Luftës së Ftohtë ne nuk investuam sa duhet në këtë drejtim dhe për këtë po paguajmë çmimin”, ka thënë Klinton.
XS
SM
MD
LG