Ndërlidhjet

Vishegradi dhe Gjermania kritikojnë Lukashenkon


Katër shtetet e Vishegradit dhe Gjermania kanë kritikuar presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko, për shkelje të të drejtave të njeriut.

Paralajmërimi vjen pas takimit të ministrave të jashtëm të Polonisë, Hungarisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Gjermanisë në Bratisllavë.

Ata i kanë bërë thirrje Lukashenkos të lirojë të burgosurit politikë dhe t’iu përmbahet të drejtave themelore demokratike.

Zyrtarët kanë paralajmëruar sanksione të tjera kundër Lukashenkos nëse persekutimet e tilla vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG