Ndërlidhjet

Pacolli ngushëllon Obamën


Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit amerikan, Barack Obama, për incidentin e Frankfurtit.

“Këtë akt të tmerrshëm të dhunës e dënoj në mënyrën më të fuqishme. Të dy ushtarët kanë luftuar dhe e kanë sakrifikuar jetën e tyre për vlerat universale të amerikanëve dhe të kombeve demokratike të tjera të botës, përfshirë Kosovën", shkruan ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit presidenti Pacolli.

Arid Uka ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë, ndërsa ka plagosur dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
XS
SM
MD
LG