Ndërlidhjet

Familja e indinjuar me veprimin e të birit


Babai i personit të armatosur që ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë u ka kërkuar falje familjeve të viktimave dhe popullit të Shteteve të Bashkuara.

“Jam ende i tornditur. Nuk mund të besoj çfarë ka ndodhur dhe më vjen shumë, shumë keq”, i ka thënë agjencisë Reuters Murat Uka.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella. Amerikanët janë miqtë më të mirë të Kosovës”, ka shtuar ai.

Policia arrestoi Arid Ukën, 21, menjëherë pas sulmit në Frankfurt. Prokurorët gjermanë thanë se vrasjet mund të kenë qenë të motivuara nga bindjet e tij islamike.
XS
SM
MD
LG