Ndërlidhjet

Arrestohet gjenerali i Bosnjës Jovan Divjak



Gjenerali në pension Jovan Divjak është arrestuar në Austri bazuar në një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Autoritetet serbe e akuzojnë gjeneralin Divjak për krime lufte lidhur me sulmin vdekjeprurës ndaj ushtrisë jugosllave në Sarajavë në vitin 1992.

Vitin e kaluar gjykata britanike hodhi poshtë kërkesën serbe për t'ia dorëzuar Beogradit ish presidentin e Bosnjës Ejup Ganiç. Ky i fundit akuzohej lidhur me të njëjtin incident.

Drejtësia britanike e hodhi poshtë kërkesën serbe si "të motivuar politikisht".
XS
SM
MD
LG