Ndërlidhjet

Jemen: Presidenti e refuzoi kërkesën e opozitës për tërheqje


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, sot e ka hedhur poshtë planin e opozitës, sipas të cilit ai do ta transferonte pushtetin deri në fund të vitit 2011, derisa protestat kundër sundimit të tij po vazhdojnë.

Presidenti Saleh, që në këtë postin është tash e 32 vjet, këmbëngulë që të tërhiqet në fund të mandatit të tij, në vitin 2013.

Një demonstratë e madhe kundër presidentit u bë në qendër të kryeqytetit Sana, ku kolona e protestuesve zgjatej pothuajse për dy kilometra rreth Universitetit Sana.

Sot më herët, kryengritësit shiitë e kanë akuzuar ushtrinë e Jemenit se ka hedhur raketa kundër protestuesve në Harf Sufyan, në pjesën veriore, ku ishin tubuar mijëra vetë. Me këtë rast janë vrarë dy njerëz dhe 13 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG