Ndërlidhjet

Zgjerohen protestat në Oman


Protestat në Oman janë zgjeruar në rajonin kryesor të naftës, Haima. Qindra punëtorë të tubuar kanë kërkuar më shumë investime shtetërore në zonën që gjendet rreth 500 kilimetra larg kryeqytetit Muskat.

Protestat për reforma politike dhe ekonomike në Oman kanë nisur javën e kaluar, kur gjashtë persona janë vrarë në përleshjet me forcat e rendit.

Në përpjekje për ndryshime, sunduesi i Omanit, sulltani Kabus bin Said, ka urdhëruar 50 mijë vende të reja pune në shërbimin civil.
XS
SM
MD
LG