Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Kroaci


Disa qytete të Kroacisë janë përfshirë edhe sot nga protestat antiqeveritare që bëjnë thirrje për largimin e kryeministres Jadranka Kosor.

Televizioni shtetëror ka bërë të ditur se numri i të pranishmëve ka variuar nga disa dhjetëra në mbi një mijë protestues, kryesisht të rinj. Ata kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet "Poshtë qeveria" dhe "Hajdutë".

Po sot, policia kroate ka bërë të ditur se ka arrestuar shtatë persona për përfshirje në protestat e së premtes në Zagreb, të cilat janë përshkallëzuar në përleshje mes demonstrueve dhe forcave të rendit.

Zyrtarët e qeverisë kroate kanë paralajmëruar se protestat po dëmtojnë shanset e vendit për t'iu bashkuar BE-së.
XS
SM
MD
LG