Ndërlidhjet

Sulmi vret 12 civilë afganë


Dymbëdhjetë civilë kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në juglindje të Afganistanit. Guvernatori i provincës tha se disa gra dhe fëmijë janë në mesin e viktimave të sulmit në provincën Paktika. Njerëzit po vinin nga Pakistani, kur makina e tyre u godit nga bomba.

Incidenti ndodhi në kohën kur qindra afganë janë tubuar në qendër të Kabulit për të protestuar ndaj vdekjes së nëntë fëmijëve, të vrarë gjatë një operacioni ajror të NATO-s.

Viktimat civile janë bërë çështje gjithnjë më e ndjeshme në Afganistan, ku 140 mijë ushtarë të huaj vazhdojnë të luftojnë kryengritësit talibanë.
XS
SM
MD
LG