Ndërlidhjet

Pacolli: Prekazi i dha vulën pavarësisë së Kosovës


Në ditën e dytë të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, që shënohet në 13-vjetorin e rënies së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, udhëheqësit e institucioneve dhe përfaqësues të tjerë politikë kanë bërë homazhe te kompleksi memorial i dëshmorëve në Prekaz.

Presidenti Behxhet Pacolli tha se në Prekaz u vulos pavarësia e Kosovës. Homazhe bëri edhe kryeministri Hashim Thaçi e kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Më pas, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt edhe një akademi solemne, ku morën pjesë udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të familjes Jashari si dhe figura nga jeta publike e akademike.

Duke folur në emër të familjes Jashari, Bekim Jashari u bëri thirrje përfaqësuesve politikë të Kosovës që t’i lënë anash ndasitë e përçarjet dhe të unifikohen për të çuar përpara zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së” filloi të shtunën në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa do të përmbyllet të hënën me ”Natën e Zjarreve”, që do të mbahet në Prekaz.
XS
SM
MD
LG