Ndërlidhjet

Serbët e veriut duan pjesëmarrjen e Rusisë në bisedime


Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës ka kërkuar që në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit, përveç zyrtarëve të BE-së dhe të SHBA-ve, të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe të Rusisë.

“Presidenti Tadiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të këmbëngulin në praninë e tyre me çdo kusht, sepse vetëm pjesëmarrja aktive e OKB-së dhe e Federatës Ruse mund të pengojë planin anti-serb të Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e këtij këshilli.
XS
SM
MD
LG