Ndërlidhjet

Stefanoviq: Jeta e serbëve, çështje kryesore në bisedime


Kreu i ekipit serb për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Borisllav Stefanoviq, ka vlerësuar se dialogu mes dy palëve do të zgjasë aq sa është e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve serbë në Kosovë.

Stefanoviq, duke folur për mediat serbe, tha se në rend të ditës fillimisht do të jenë çështjet rreth telekomunikacionit, katastrit, komunikacionit ajror si dhe vulat e Doganave të Kosovës.

"Ky rend dite nuk do të thotë se nuk do t'iu nënshtrohet ndryshimeve apo plotësimeve të mëtutjeshme", ka thënë Stefanoviq.
XS
SM
MD
LG