Ndërlidhjet

Zardari: Të shmanget mosbesimi në raportet SHBA-Pakistan



Islamabadi dhe Uashingtoni nuk duhet të mbeten të ngërthyer në keqinterpretime dhe në disa incidente të izoluara të kohëve të fundit, çfarë shkaktojnë rritjen e tensioneve dhe mosbesimit, deklaroi presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari.

Zardari kërkoi nga të dyja vendet që të fokusohen në qëllimet dhe lidhjet strategjike afatgjata.

Deklarata e Zardarit u bë pas takimit që presidenti pakistanez zhvilloi me të dërguarin amerikan për rajonin, Mark Grosman.

Kjo është vizita e parë e Grosmanit në rajon pas marrjes së detyrës së re.
XS
SM
MD
LG