Ndërlidhjet

Sakashvili viziton SHBA-në


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili, do të udhëtojë të enjten drejt Shteteve të Bashkuara, me qëllim tërheqjen e investimeve në vendin e tij.

Në Nju Jork dhe Majami, ai do të promovojë turizmin e Gjeorgjisë, ndërsa në Uashington do të takohet me drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenik Shtraus Kan.

Sakashvili gjithashtu do të takohet me anëtarët e Senatit të Shteteve të Bashkuara, për të diskutuar çështjet ekonomike.
XS
SM
MD
LG