Ndërlidhjet

Austria liron me kusht Divjakun


Ish-gjenerali i ushtrisë së Bosnjës, Jovan Divjak, i arrestuar javën e kaluar në Austri, është liruar me kusht.

Divjak u kap në aeroportin e Vjenës bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar, të iniciuar nga Serbia. Beogradi e akuzon gjeneralin në pension për krime lufte.

Zëdhënësja e gjykatës, Krista Zemanek, tha se Divjak u lirua pas pagesës prej 500 mijë eurosh. Divjak nuk do të largohet nga Austria deri në përfundimin e procedurave.
XS
SM
MD
LG