Ndërlidhjet

Libi, luftime për kontrollin e qyteteve


Forcat besnike të udhëheqësit libian, Muamer Gadafi, kanë përdorur tanket dhe artilerinë për të rimarrë kontrollin e qytetit Zavijah.

Autoritetet qeveritare thonë se mbështetësit e regjimit e kontrollojnë tashmë këtë qytet, ndonëse banorët lokalë pohojnë se Zavijah mbetet në duart e kryengritësve.

Edhe në portin Ras Lanuf raportohen luftime, ku forcat qeveritare kanë goditur me sulme nga ajri pozicionet e protestuesve.

Në frontin ndërkombëtar, qeveritë e huaja po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së zonës së ndalim fluturimit mbi Libinë.

Franca dhe Britania kanë kërkuar autorizimin e Kombeve të Bashkuara për një vendim të tillë. Por, Rusia thotë se është kundër ndërhyrjes ushtarake.
XS
SM
MD
LG