Ndërlidhjet

SHBA: Obama dhe Kameron biseduan për krizën në Libi


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe kryeministri i Britanisë, Dejvid Kameron, kanë biseduar për krizën aktuale në Libi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy zyrtarët e lartë biseduan për zonën e ndalim fluturimeve potenciale mbi Libinë.

Më herët, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se u takon Kombeve të Bashkuara të vendosin nëse duhet të ketë zonë të ndalim fluturimeve.

Njëherësh, forcat lojale të liderit, Muamer Gadafi, kanë përdorë raketa, tanke dhe aeroplana luftarakë, për ta rimarrë kontrollin nga kryengritësit, të cilët po shpresojnë ta përfundojnë sundimin 41 vjeçar të Gadafit.

Raportohet se në qytetin Zawiyah ka pasur luftime intensive. Ky është qyteti që mbahet nga kryengritësit dhe është afër kryeqytetit Tripoli.
XS
SM
MD
LG