Ndërlidhjet

Japoni: Tërmet i fuqishëm, por pa pasoja


Një tërmet me intensitet 7.2 shkallë e ka goditur bregun e pjesës verilindore të Japonisë.

Dridhjet janë ndjerë në Tokio, por nuk është raportuar për dëme ose të lënduar.

Mediat lokale thanë se trenat e shpejtë ishin ndalur për pak kohë, si masë parandaluese.

Pjesa veri-lindore e bregut të Paqësorit të Japonisë, që quhet Sanriku, në të kaluarën ka pësuar nga tërmetet dhe cunami.
XS
SM
MD
LG