Ndërlidhjet

Gadafi: SHBA, Franca dhe Britania – konspiracion kundër Libisë


Lideri i Libisë, Muamer Gadafi, sot i ka cilësuar kryengritësit si “tradhtarë”, derisa forcat e tij po i vazhdojnë sulmet ndaj qyteteve që mbahen nga kryengritësit, me sulme ajrore, artileri dhe tanke.

Në në fjalim para mbështetësve të tij, të transmetuar nga televizioni shtetëror, sot në mëngjes, Gadafi tha se Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, po bëjnë konspiracion kundër Libisë, për të pasur kontroll ndaj fushave të naftës në këtë vend.

Ai theksoi se libiasit do t’i “marrin armët” nëse fuqitë perëndimore imponojnë zonë të ndalim fluturimeve mbi Libi.

Njëherësh, BE-ja tha se po e shqyrton mundësinë e dërgimit të misionit ushtarak në Libi për të ndihmuar në evakuim dhe për ta shqyrtuar krizën humanitare.

Në qytetin Zawiyah është raportuar për luftime intensive.

Ky qytet është afër Tripolit dhe mbahet nga kryengritësit.
XS
SM
MD
LG