Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin në Pakistan



Talibanët e Pakistanit e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës, që la të paktën 34 të vdekur sot në veriperëndim të Pakistanit.

Sulmuesi e aktivizoi eksplozivin në funeralin e gruas së një luftëtari anti-taliban.

Në kohën e sulmit rreth 300 njerëz merrnin pjesë në funeral afër qytetit Peshauar.

Ushtria ka ndërmarrë disa ofensiva kundër talibanëve në veriperëndim të Pakistanit, por ka mundësuar edhe formimin e njësive fisnore për të ndihmuar luftën.

Militantët rregullisht i kanë sulmuar personat e armatosur, që kanë mbështetje nga shteti.
XS
SM
MD
LG