Ndërlidhjet

KB do t'i hetojnë torturat në Libi



Një hetues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara tha se zyrtarët po i hetojnë pretendimet se forcat e Moamer Gadafit i kanë rrëmbyer, torturuar dhe ekzekutuar kundërshtarët e regjimit.

Huan Mendez, raportues special për torturë tha se hetimet janë fokusuar në pohimet për ekzekutimin e pacientëve të nxjerrë nga spitalet, në gjuajtjen e demonstrantëve dhe përdorimet tjera të tepruara të forcës.

Ndërkohë, Këshili për të Drejtat e Njeriut i OKB-së me seli në Gjenevë ka urdhëruar hetimin diplomatik të abuzimit të të drejtave të njeriut në Libi, ndërsa Këshilli i Sigurimit ka urdhëruar hetime të veçanta për krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG