Ndërlidhjet

Përfundojnë bisedimet Kosovë-Serbi



Në Bruksel ka përfunduar dita e dytë e raundit të parë të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Burime të BE-së kanë thënë se bisedimet kanë qenë konstruktive, ndërsa palët kanë shfaqur gatishmëri për të ecur përpara.

Pas përfundimit të takimit, udhëheqësit e ekipeve negociatore, Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq, kanë thënë se ka ardhur deri te përafrimi i qëndrimeve mbi mënyrën se si duhet të zgjidhen shumica e çështjeve që janë diskutuar.

Tema të bisedimeve kanë qenë trafiku ajror, pjesëmarrja e Kosovës në marrëveshjen CEFTA, bashkëpunimi rajonal dhe librat kadastralë.

Megjithate, dy palët kanë theksuar se problem më të madh ka paraqitur përdorimi i vulës së Kosovës në prodhimet tregtare.

Pritet që Këshilli i BE-së të lëshojë një komunikatë për raundin e parë të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat në emër të BE-së i ndërmjetësoi Robert Kuper.
XS
SM
MD
LG