Ndërlidhjet

Tokio: Tërmeti i fuqishëm e goditi pjesën veriore të Japonisë


Tërmeti me intensitet 7.9 shkallë e ka goditur sot pjesën veriore të Japonisë.

Autoritetet kanë tërhequr vërejtjen për cunami më të lartë se tri metra.

Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Tokio.

Detajet për dëmtime të mundshme dhe viktima eventuale ende nuk dihen.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se intensiteti preliminar i tërmetit ishte 7.9 shkallë, dhe se kishte goditur në thellësi prej 10 kilometrash, në Honshu të bregut lindor të Japonisë.
XS
SM
MD
LG