Ndërlidhjet

Japonia goditet nga tërmeti masiv


Një tërmet masiv e ka goditur sot bregun verilindor të Japonisë.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti e kishte intensitetin 8.9 shkallë, pasi informacioni i mëhershëm ishte se ky intensitet ishte 7.9 shkallë.

Ky tërmet ka shkaktuar një cunmai me lartësi katër metra, i cili i ka bartur makinat e në disa raste edhe ndërtesat përgjatë bregut, afër epiqendrës.

Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, raportoi se shumë njerëz janë lënduar në pjesën veriore të Japonisë.

Në Tokio, disa ndërtesa i ka përfshirë zjarri.

Vërejtja për cunami është dhënë edhe për vendet që ndodhen buzë Paqësorit.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka goditur edhe në thellësi prej 24 kilometrash, në Honshu të bregut lindor të Japonisë.
XS
SM
MD
LG