Ndërlidhjet

Japoni: Pas tërmetit, cunami me valë të larta 10 metra


Valët e cunamit, më të larta se 10 metra, e kanë goditur sot bregun verilindor të Japonisë, pas tërmetit me intensitet 8.9 shkallë.

Qendra e Paqësorit për Alarm nga Cunami me seli në Havai, e ka lëshuar një alarm për cunami, për pjesën më të madhe të rajoneve bregdetare të Paqësorit.

Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, tha se tërmeti ka shkaktuar “dëm madhor”.

Pamjet nga helikopteri tregojnë vërshimet në qytetet veriore të bregdetit, ku valët e cunamit kishin marrë çdo gjë me vete.

Nga pasojat e tërmetit janë shkaktuar zjarre, përfshirë edhe atë në një rafineri të naftës në Tokio dhe në një uzinë metalike.

Disa stacione atomike të rrymës janë shkyçur automatikisht, ndërsa zyrtarët thanë se nuk ka pasur rrjedhje radioaktive.

Raportohet se disa njerëz e kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, por mendohet se ky numër mund të rritet.

Ushtria është dërguar në terren për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga tërmeti.
XS
SM
MD
LG