Ndërlidhjet

Protesta masive në Jemen


Dhjetëra-mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e kryeqytetit jemen pas lutjeve të së premtes. Protestuesit antiqeveritarë u mblodhën para Universitetit të Sanas, ndërsa turma e tyre shtrihej në rreth 2 kilometra.

Protesta e sotme vjen një ditë pasi presidenti Ali Abdullah Saleh propozoi hartimin e kushtetutës së re, në përpjekje për t'i plotësuar kërkesat e opozitës.

Kjo e fundit e hodhi poshtë ofertën duke thënë se "është shumë pak dhe shumë vonë".
XS
SM
MD
LG