Ndërlidhjet

Obama premton ndihmë për Japoninë pas tërmetit


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se "Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të ndihmuar popullin japonez në këtë sprovë të madhe".

Ai tha se "administrata e tij do të vazhdojë të monitorojë nga afër cunamin në Japoni dhe Paqësor".

"Mishell dhe unë i dërgojmë ngushëllimet më të thella popullit të Japonisë, veçanërisht atyre që kanë humbur të dashurit nga tërmeti dhe cunami", thuhet në deklaratën e Obamës.

Qindra persona besohet të kenë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 8.9, që ka goditur bregun verilindor të shtetit japonez.
XS
SM
MD
LG