Ndërlidhjet

BE: Gadafi të largohet


Në takimin urgjent për krizën në Libi, udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë se lideri libian, Muamer Gadafi, duhet të largohet nga pushteti “pa ndonjë vonesë”.

Ata janë dakorduar “për të shqyrtuar të gjitha mundësitë e nevojshme” për të mbrojtur popullsinë civile nga luftimet". Megjithatë, diplomatët evropianë thanë se për çdo ndërhyrje ushtarake, nevojitet mbështetja e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, forcat besnike të Gadafit kanë përdorur tanket dhe artileritë kundër kryengritësve në portin Ras Lanuf, ku janë regjistruar edhe viktima.

Dëshmitarët thanë se të vrarët në qytetin Zavijah përfshijnë gra dhe fëmijë.

Kreu i parlamentit të Libisë, Mohamed Abdul Kuasim al-Zvai, ka akuzuar Këshillin Kombëtar libian për lidhje me Al Kaedën, ndërsa u ka bërë thirrje fuqive të mëdha të mos e njohin atë.
XS
SM
MD
LG