Ndërlidhjet

Mbi 1,000 të vdekur në Japoni


Zyrtarët japonezë druajnë se mbi 1,000 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti dhe cunami që kanë goditur bregun verilindor të Japonisë.

Shqetësimet mbeten të larta edhe për dy centralet bërthamore në prefekturën Fukushima, ku reaktorët kanë pësuar dëmtime të sistemit të ftohjes.

Mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në terren në kërkim të të mbijetuarve.

Tërmeti i së premtes është renditur ndër pesë tërmetet më të fuqishme që kanë goditur botën në shekullin e kaluar.
XS
SM
MD
LG