Ndërlidhjet

Libia ndërpren lidhjet me Francën


Qeveria e Muamer Gadafit ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Francën, pasi Parisi ka njohur Këshillin Kombëtar të opozitës libiane.

Zëvendësministri i jashtëm, Khaled Kaid, tha se Franca dëshiron të ndajë Libinë.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka njohur Këshillin Kombëtar si përfaqësues legjitim të popullit të Libisë. Sarkozi e ka quajtur të paligjshëm regjimin e Gafdadit dhe i ka bërë thirrje atij të lërë pushtetin.
XS
SM
MD
LG