Ndërlidhjet

Thaçi ngushëllon kryeministrin e Japonisë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut japonez, Naoto Kan, me rastin e tërmetit që ka goditur Japoninë.

"Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve, qeverisë suaj, popullit japonez dhe familjarëve të viktimave të tërmetit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta".

"Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës në këto momente të vështira do të jetë pranë qeverisë dhe popullit japonez, me gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet", thuhet mes tjerash në telegramin e zotit Thaçi.
XS
SM
MD
LG