Ndërlidhjet

Mbi 170 mijë njerëz lënë Fukushimën


Mijëra njerëz janë larguar nga Fukushima, pas shpërthimit të centralit bërthamor. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur fuqinë e tërmetit të së premtes në magnitudën 9, duke e bërë atë tërmetin më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë.

Sipas raporteve të agjencive, numri i konformuar i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami pasues në Japoni është rreth 900.

Zyrtarët shprehin drojën nga rrjedhja e materieve radioaktive në uzinat e energjisë, pasi është dëmtuar edhe një sistem ftohës dhe sistemet e rrezatimit tanimë kanë kaluar limitet ligjore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, e cila mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara, tha se mbi 170 mijë njerëz janë evakuuar nga rajoni.

Lidhur me gjendjen e reaktorit të dytë, shefi i kabinetit, Juko Edano, tha:

“Dua t’ju tregoj për reaktorin Numër Tre. Kemi supozuar se do të kishte një shans për të, por funksioni i furnizimit me ujë të reaktorit ka ndaluar. Aktualisht jemi duke punuar në shpëtimin e tij”.

Sipas agjencisë bërthamore të Japonisë, aksidenti atomik në Fukushima ka qenë i nivelit 4 në shkallën prej 1 deri në 7.
XS
SM
MD
LG