Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur thirrjen e Ligës Arabe drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për miratimin e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi.
Shtëpia e Bardhë e ka quajtur këtë veprim të shteteve arabe një “hap të rëndësishëm”, duke thënë se ai e fuqizon mesazhin ndërkombëtar se dhuna ndaj civilëve libianë duhet të ndalojë.
Megjithatë, deklarata e Shteteve të Bashkuara nuk bën thirrje për angazhim rreth veprimit ushtarak.
SHBA-ja dhe BE-ja i kanë kërkuar regjimit të Muamer Gadafit të largohet, por nuk kanë qenë të gatshme të imponojnë zonën e ndalim fluturimit. Mbetet e paqartë nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta votojë një propozim të tillë.