Ndërlidhjet

Protesta në Jemen, dhjetëra të plagosur


Dhjetëra persona janë plagosur në përleshjet e dhunshme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në Jemen.

Presidenti Ali Abdullah Saleh, i cili ka qeverisur vendin për më shumë se tridhjetë vjet, refuzon thirrjet për të dhënë dorëheqje.

Katër njerëz kanë humbur jetën në trazirat e së shtunës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, u ka bërë thirrje autoriteteve jemenase "të përmbahen nga përdorimi i dhunës".
XS
SM
MD
LG