Ndërlidhjet

Japoni: Eksplodim tjetër në centralin atomik, bërthama e padëmtuar


Në një central atomik të energjisë në Japoni, që është dëmtuar nga tërmeti masiv dhe cunami, ka ndodhur edhe një eksplodim tjetër.

Zyrtarët thanë se 6 vetë janë plagosur, por bërthama e kontejnerit nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes, në reaktorin numër tre, në centralin atomik të energjisë në Fukushima.

Të shtunën pat ndodhur një eksplodim në reaktorin numër 1 të këtij centrali.

Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, raporton se afro 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që ishte goditur më së shumti nga cunami.

Ka shqetësime se nga tërmeti i së premtes kanë humbur jetën afro 10 mijë vetë.

Kryeministri Naoto Kan ka vlerësuar se kjo ishte kriza më e madhe në Japoni, prej Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG