Ndërlidhjet

Geci dhe Alija refuzojnë aktakuzën



Dy ish udhëheqësit e UÇK-së, të akuzuar për tortura ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë janë deklaruar të pafajshëm në fillimin e gjykimit të tyre në Prishtinë.

Të akuzuarit Sabit Geci dhe Riza Alija, gjithashtu janë përmendur edhe në raportin e Dik Martit.

"Nuk jam fajtor. E hedh poshtë akuzën krejtësisht", i tha Geci trupit gjykues të kryesuar nga britaniku Xhonatan Velford-Kerol.

Geci dhe Alija akuzohen për "trajtim çnjerëzor, torturë dhe vrasje të civilëve" në dy kampe në Shqipëri.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, të burgosurit në këto kampe "ishin rrahur rreegullisht, ishin keqtrajtuar dhe abuzuar verbalisht".
XS
SM
MD
LG