Ndërlidhjet

Takohen kryeministrat Thaçi dhe Erdogan



Në kuadër të Samitit Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kryeministri turk ka premtuar angazhimin e Turqisë për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë Turqia Kosovës në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe të zhvillimit, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në procesin e njohjeve të Kosoëvs dhe investimet turke në Kosovë.
XS
SM
MD
LG