Ndërlidhjet

Jemen: 30 të plagosur në protesta



Të paktën 30 njerëz janë plagosur kur policia hapi zjarr ndaj protestuesve në Jemenin lindor.

Protestuesit në qytetin Marib u qëlluan teksa po shkonin drejt selisë së guvernatorit për të kërkuar largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh pas 32 vjet pushteti.

Policia poashtu përdori municion të vërtetë ndaj protestuesve në provincën veriperëndimore Xhauf.

Sot në kryeqytetin Sana, ushtarët me autoblinda u përpoqën ta rrethojnë zonën afër universitetit ku disa javë janë vendosur mijëra protestues.

Ndërkohë në aeroportin në Sana, autoritetet kanë ndaluar katër gazetarë, dy britanikë dhe dy amerikanë.
XS
SM
MD
LG