Ndërlidhjet

Forcat ushtarake të Gjirit hyjnë në Bahrein


Forcat ushtarake nga Arabia Saudite dhe vendet tjera të Gjirit hynë sot në Bahrein pas protestave në këtë ujdhesë.

Televizioni i Bahreinit shfaqi pamje të trupave të armatosura lehtë me automjete ushtarake që kalojnë rrugën e ngritur që lidh Bahreinin me Arabinë Saudite.

Një zyrtar i paemëruar saudit tha se njësitet që u dërguan në Bahrein janë pjesë e forcave të përbashkëta të gjashtë vendeve të Gjirit.

Raportohet se rreth një mijë trupat do të ndihmojnë ruajtjen e objekteve qeveritare në vendin, ku është e ankoruar Flota e Pesë e marinës së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG