Ndërlidhjet

Katër serbë dënohen për krime lufte në Kroaci



Tribunali për krime të luftës në Beograd i dënoi katër ish pjesëtarë të njësive paramilitare me nga 12 vjet burg për vrasjen e një familjeje pesë anëtarëshe gjatë luftës në Kroaci në vitin 1991.

Zyra e prokurorisë për krime të luftës tha se gjykata i shpalli fajtorë të akuzuarit për vrasjen e familjes Rakiç.

Deklarata thotë se paramilitarët serbë fillimisht e vranë Lucija Rakiç dhe pastaj dogjën kufomën e saj.

Disa ditë më vonë, ata ia vranë burrin dhe tre fëmijët, ndërsa trupat i hodhën në një gropë.

Gjykata tha se paramilitarët pretendonin se familja u ndihmonte forcave kroate.
XS
SM
MD
LG