Kombet e Bashkuara thanë se Irani e ka intensifikuar shtypjen e kundërshtarëve si dhe ekzekutimet e trafikantëve të drogës, të burgosurve politikë dhe kriminelëve minorenë.
Në një raport, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun poashtu ka shprehur shqetësime për gjymtimet dhe dënimin me vdekje me gurë.
Raporti thotë se gazetarët, shfrytëzuesit e internetit dhe avokatët gjithashtu janë arrestuar ose puna e tyre është penguar.