Ndërlidhjet

Sulmi i NATO-s vret dy fëmijë


Dy fëmijë kanë humbur jetën nga një sulm ajror i NATO-s në Afganistan. Burimet policore në provincën Kunar bënë të ditur se viktimat ishin vëllezër të moshës 10 dhe 15 vjeç.

Incidenti i sotëm vjen disa javë pas vrasjes së nëntë fëmijëve nga sulmet e forcës ndërkombëtare të sigurisë.

Viktimat civile janë bërë çështje gjithnjë e më e ndjeshme në Afganistan, ku 140 mijë ushtarë të huaj vazhdojnë të luftojnë kryengritësit talibanë.
XS
SM
MD
LG