Ndërlidhjet

EULEX-i, priten vlerësimet për raportin e Martit


Shefi i EULEX-it, Ksavier De Marnak, ka deklaruar para Parlamentit Evropian se prokurorët e misionit të BE-së në Kosovë kanë "shqyrtuar" raportin e Këshillit të Evropës për krim të organizuar dhe trafikim organesh në Kosovë dhe se tani priten vlerësimet nëse ka ose jo prova të mjaftueshme.

"Kanë nisur hetimet fillestare, të cilat tani për tani janë të përgjithshme dhe nuk i drejtohen asnjërit posaçërisht", citojnë mediat serbe De Marnakun.

Ky i fundit tha se ai dhe prokurorët e EULEX-it i janë adresuar dhe vetë hartuesit të raportit, Dik Marti, duke i kërkuar të gjitha provat.
XS
SM
MD
LG