Ndërlidhjet

Gjermania s'do të futet në luftë me Afrikën e Veriut


Përpjekjet e Francës dhe Britanisë për të fituar mbështetjen për zonën e ndalim fluturimit mbi Libi nuk kanë pasur sukses në takimin e ministrave të jashtëm të G8-ës në Paris.

"Ne të gjithë ndjejmë solidaritet me ata që luftojnë kundër kolonel Gadafit. Por, nga ana tjetër, ne duhet ta kuptojmë se ndërhyrja ushtarake nuk është zgjidhje. Kjo nuk është një mënyrë e lehtë e as një zgjidhje e lehtë. Nga pikëpamja jonë, ajo është shumë e vështirë dhe e rrezikshme", ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, për të shtuar se "Gjermania nuk dëshiron të futet në një luftë në Afrikën e Veriut".
XS
SM
MD
LG