Ndërlidhjet

Egjipti emëron Forcën e Re të Sigurisë Kombëtare


Egjipti ka shpërbërë policinë e vendit, "të njohur për metodat brutale ndaj protestuesve", ndërsa ka emëruar Forcën e Re të Sigurisë Kombëtare.

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Mansur al-Isavi, bëri njoftimin në kohën e vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

Kjo e fundit është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Kajron pas kryengritjeve popullore në këtë vend, që çuan në largimin e ish-presidentit Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG