Ndërlidhjet

Klinton përshëndet reformat në Egjipt


Egjipti ka shpërbërë policinë e vendit, "të njohur për metodat brutale ndaj protestuesve", ndërsa ka emëruar Forcën e Re të Sigurisë Kombëtare.

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Mansur al-Isavi, e bëri njoftimin në kohën e vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

Kjo e fundit ka mirëpritur këtë hap në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm egjiptian, Nabil Elarabi.

"Ministri i Jashtëm dhe unë diskutuam në detaje të hollësishme me të pranishmit e tjerë nevojat ekonomike, nevojën për të ndërtuar një forcë policore, që do të kishte besimin e popullit. Unë e përshëndes njoftimin e sotëm për shpërbërjen e organit ekzistues të sigurisë dhe ndërtiminin e një force të tillë që do të jetë përgjegjëse për nevojat e egjiptianëve", ka thënë Klinton.

Ajo është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Kajron pas kryengritjeve në këtë vend, që çuan në largimin e ish-presidentit Hosni Mubarak.

Të mërkurën, Klinton do të udhëtojë në Tunizi, vendin ku filloi vala e protestave popullore, që më pas përfshiu vendet e Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG