Ndërlidhjet

Egjipt: Hillari Klinton shetiti në Sheshin Tahrir në Kajro


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klintoin, ka shetitur në Sheshin Tahrir në Kajro, që ishte qendra e kryengritjes popullore, nga e cila u përmbys regjimi i liderit autokrat në Egjipt, Hosni Mubarak.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme për përkthimin e asaj që ndodhi në Sheshin Tahrir, në një realitet të ri në Egjipt”, tha Hillari Klinton.

Sekretarja Klinton ndohet për vizitë dyditëshe në Egjipt, për të kërkuar nga liderët e pushtetit ushtarak, që të vazhdojnë premtimet për reformë demokratike.

Ajo është zyrtarja më e lartë amerikane, që e viziton Egjiptin, pasi ish presidenti Hosni Mubarak, u detyrua të tërhiqet nga pushteti, në muajin shkurt të këtij viti.

Më vonë gjatë ditës, zonja Klinton udhëton për në Tunizi.

Suksesi i protestave antiqeveritare të muajit dhjetor në Tunizi, e kanë inspiruar revoltën e ngjashme në mbarë botën arabe.
XS
SM
MD
LG