Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata e akuzoi amerikanin për vrasje të dyfishtë


Zyrtarët e Pakistanit thanë se një gjykatë në këtë vend, sot, formalisht e ka ngritur aktakuzën kundër kontraktorit të agjencisë CIA, Rejmond Dejvis, për vrasje. Dëgjimi është mbajtur në një burg në qytetin lindor Lahore.

Nëse dënohet, ai mund të ballafaqohet me dënim me vdekje.

I akuzuari Dejvis i ka vrarë dy pakistanezë në Lahore, më 28 janar.

Ai thotë se ka vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa zyrtarët amerikanë theksojnë se ai ka imunitet diplomatik dhe se duhet të lirohet dhe dërgohet në Shtetet e Bashkuara.

Ky rast i ka lëkundur raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, që është aleat i rëndësishëm amerikan në luftën kundër terrorit.
XS
SM
MD
LG