Ndërlidhjet

Pakistani liron Rejmond Dejvisin


Drejtësia pakistaneze ka liruar kontraktorin e CIA-s, Rejmond Dejvis, i cili akuzohej për vrasjen e dy personave në Lahore.

Vendimi u mor pas pagesës së “parave të gjakut” për familjet e viktimave, në përputhje me Ligjin e Sheriatit.

Dejvis kishte qëlluar për vdekje dy pakistanezë, duke thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Ky rast kishte tendosur marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit, që është një aleat i rëndësishëm në luftën kundër terrorit.
XS
SM
MD
LG